Policia e Londrës do të rrisë praninë në lagjet ku ka muslimanë

Komandanti i policisë së Londrës thotë se sulmi me automjet pranë xhamisë në Finsbury Park ishte qartë një sulm ndaj muslimanëve.

Komandanti i policisë, Cressida Dick, në një prononcim të hënën në lagjen Finsbury Park, tha se njerëzit në komunitetet muslimane, këto ditë do të shikojnë një prani më të madhe të policisë e cila ka për qëllim ti mbrojë ata.

Ndërkohë, kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan, ka përshëndetur komunitetin lokal që kapi sulmuesin pranë xhamisë, veçanërisht nga fakti se udhëheqësi fetar mbante të sigurt sulmuesin që ai të mos sulmohet nga turma.

Khan thotë se të gjitha këto incidente janë sulme ndaj vlerave të përbashkëta të qytetit. Ai premton se nuk do të lejojnë që terroristët të kenë sukses. “Do të qëndrojmë të bashkuar për një qytet të fortë”, tha ai.

Khan gjithashtu deklaroi se zyrtarët britanikë kanë “zero tolerancë” për krimet nga urrejtja.