Policia e Kosovës patrullon në Karaçevë (VIDEO)

Sot në fshatin Karaçevë të Komunës së Kamenicës kanë dalë në patrullim ekipet e Policisë së Kosovës.

Këtë për klankosova.tv e konfirmoi gazetari nga Gjilani, Ilir Emini, i cili u shpreh se këta policë qëndruan aty për më shumë se një orë dhe më pas kanë deklaruar se e presin ndërrimin tjetër.

Vendi i patrullimit njihet si “te lisi”, rreth 1-2 kilometra larg kufirit dhe është afër restaurantit ku para pak ditësh u kapën nga kamera e sigurisë pjesëtarë të xhandarmërisë serbe.

Në pamjet e videos së mëposhtme shihet se si bëhet edhe kontrollimi i veturave që kalojnë në këtë anë.

Kujtojmë se parakalimi i patrullës serbe aty nxiti frikë tek banorët dhe debat mes partive politike në Kosovë në lidhje me atë se si është lejuar të ndodhte një gjë e tillë.