Policia e Kosovës ka patrulluar me vetura inteligjente në katër komunat veriore të Kosovës.
Sipas njoftimit të policisë në Facebook, njësitet policore janë përkujdesur në lirimin e hapësirave publike (rrugë e trotuare) nga parkingjet e parregullta, me qëllim mundësimin e lirë dhe të papenguar të automjeteve dhe këmbësorëve.
Poashtu, Policia është përkujdesur në vazhdimësi në ofrimin e sigurisë pranë shkollave, me qëllim që nxënësit të jenë më të sigurt gjatë shkuarjes dhe kthimit nga shkolla.
“Policia, në kuadër të aktiviteteve të rregullta në ofrimin e sigurisë në trafik, identifikimin e kundërvajtësve si dhe parandalimin e aksidenteve, ka ndërmarrë veprime policore ndër të cilat edhe përdorimin e automjeteve inteligjente, të cilat ndihmojnë në identifikimin më të lehtë të kundërvajtësve. Automjetet inteligjente mundësojnë që edhe gjatë patrullimit-lëvizjes, përveç tejkalimit të shpejtësisë, të identifikojnë edhe kundërvajtje të tjera të ndryshme”, thuhet ndër të tjera.