Ballina Lajmet Kosovë Policia e Kosovës ndan mirënjohje për stafin mjekësor

Policia e Kosovës ndan mirënjohje për stafin mjekësor

Policia e Kosovës ka ndarë mirënjohje për stafin shëndetësor të QKUK-së, si shenjë mirënjohje për kontributin ndaj policëve.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka pritur në një takim zyrtar drejtorin e QKUK-së, Osman Hajdari dhe drejtorin e Departamentit Mjekësor të SHSKUK-së, Ardian Shefkiu.

“Në shenjë mirënjohje për kontributin e treguar, në ofrimin e përkrahjes shëndetësore ndaj punonjësve të PK-së, drejtori Hoxha, ndau shatë mirënjohje për menaxhmentin dhe personelin mjekësorë”, ka njoftuar Policia.

Sipas këtij njoftimi, angazhimi i personelit mjekësor ka ndikuar në ngritjen e efikasitetit të punës së punonjësve policorë në kryerjen e detyrave zyrtare për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

Exit mobile version