Policia e Kosovës mbush 17 vjet

Me rastin e përvjetorit të 17-të të themelimit të Policisë së Kosovës, sot me 6 shtator 2016 do të mbahet një ceremoni zyrtare për ta shënuar këtë ditë.

Për nderim të kësaj dite, janë të ftuar të marrin pjesë personalitete të ndryshme, përfaqësues të lartë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare si dhe familjarë të policëve.

Gjatë kësaj ceremonie do të bëhet ndarja certifikatave për zyrtarët policorë që janë shquar për punën e tyre dhe rezultatet e arritura./Mesazhi.com/