Mbi 200 kg drogë marihuanë janë konfiskuar në operacionin e zhvilluar dje e sot në rajonin e Gjakovës dhe Ferizajt.
Policia e Kosovës në një konferencë për media ka prezantuar drogën e konfiskuar gjatë një operacioni të zhvilluar dje në rajonin e Gjakovës dhe sot në rajonin e Ferizajt.
Sipas Policisë, në Krushë të Madhe janë konfiskuar 134 kilogramë marihuanë, ndërsa në fshatin Bibaj 108 kilogramë.
Lidhur me këtë rast janë arrestuar 9 persona.
Kjo është sasia më e madhe e drogës e konfiskuar gjatë një operacioni që nga dhjetori i vitit të kaluar, kur Policia në pikën kufitare Dheu i Bardhë kishte kapur 240 kilogramë marihuanë, e cila besohej se ishte e destinuar për Zvicër.