Ballina Lajmet Kosovë Policia e Kosovës gati për protestën e nesërme, apel qytetarëve

Policia e Kosovës gati për protestën e nesërme, apel qytetarëve

Policia e Kosovës përmes një komunikatë për media ka thënë se është e gatshme për protestën e nesërme që ka organizuar Lëvizja Vetëndosje kundër demarkacionit.

Policia ka ndërrmarë të gjitha masat e nevojshë për rend dhe siguri, shkruan lajmi.net.

“Policia po ashtu u bën APEL edhe qytetarëve dhe bizneseve të cilët nuk janë pjesë e protestës, por janë në afërsi të ambientit ku mund të zhvillohet kjo protestë, të jenë të kujdesshëm për shkaqe sigurie”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Ja njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

“Informacione lidhur me zhvillimet për 1 shtator 2016 dhe ndërmarrja e masave të nevojshme ligjore nga Policia e Kosovës, për garantimin e rendit dhe sigurisë së përgjithshme.

Me qëllim të informimit të opinionit publik lidhur me protestën e paraparë të mbahet nesër me 1 shtator 2016, në Prishtinë gjatë zhvillimeve në Kuvendin e Republikës së Kosovës, protestë e cila megjithatë nuk është e lajmëruar ashtu siç parashihet me procedurat dhe Ligjin mbi tubimet publike, Policia e Kosovës me kohë ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme, duke hartuar planin operativ për menaxhimin e situates së sigurisë, para, gjatë dhe pas këtyre zhvillimeve.

Qëllimi i planit (urdhërit) operativ është:

Mbajtja e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike dhe zbatueshmëria e Ligjit në vend.

Ndërmarrja e masave të nevojshme parandaluese, operative policore për të siguruar që mbarëvajtja e tubimimit/protestës të kaloj e qetë dhe pa incidente dhe pjesëmarësit të jenë në gjendje të shprehin qellimin e tyre në mënyrë demokaratike dhe në suaza ligjore.

Garantimi i lëvizjes së lirë dhe shprehjes,

Mbrojtja e jetës, pronës dhe pasurisë së qytetarëve dhe asaj shtetërore.

Ndermarrja e masave ligjore ndaj veprimeve të kunderligjshme dhe luftimi i dukurive negative që mund të shkaktojnë jo stabilitet në vend, që në qfardo mase do të rrezikonte Rendin, Qetësinë dhe Sigurinë Publike.

Gjithashtu Policia e Kosovës është e mandatuar me ligj dhe Kushtetutë të krijoj kushte në aspektin e sigurisë për funksionimin normal të institucioneve shtetrore, në rastin konkret edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Policia e Kosovës njeh të drejtën e qytetarëve për tubime publike, fjalën e lirë në tubime publike, protesta e manifestime, në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet në fuqi dhe APELON tek të gjithë qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe të përmbahen nga çfarëdo veprim i dhunshëm, i cili mund të shkaktojë pasoja në vetë protestuesit dhe tek zyrtarët policorë, të cilët kujdesen për rend dhe siguri publike.

Policia po ashtu u bën APEL edhe qytetarëve dhe bizneseve të cilët nuk janë pjesë e protestës, por janë në afërsi të ambientit ku mund të zhvillohet kjo protestë, të jenë të kujdesshëm për shkaqe sigurie.

Gjithashtu me qëllim të mundësimit të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive që kanë gazetarët edhe krijimin e një ambienti sa më të favorshëm për ta, rekomandojmë që të gjithë gazetarët të jenë të pajisur me shenja (apo xhaketa) dalluese “PRESS” apo nese parashihet ndryshe, në menyrë që identifikimi dhe qasja e tyre të jetë më e lehtë në funksion të marrjes së informacioneve reale dhe percjelljes së të gjitha zhvillimeve që mund te konsiderohen të rëndësishme për publikun dhe mediat.

Policia e Kosovës, falënderon të gjithë qytetarët për mirëkuptimin e shprehur dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm të treguar me zyrtarët policor gjatë realizimit të detyrave policore”, thuhet aty.

Exit mobile version