Policia e Kosovës dhe Shqipërisë realizojnë aksion për trafikim me armë, thërrasin konferencë për media

Policia e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë të enjten do të mbajnë konferencë të përbashkët për media.

Sipas njoftimit konferenca ka të bëjë me një operacion të përbashkët që ka të bëjë me trafikim me armë.

Në këtë konferencë e cila do të mbahet nga ora 11:00 në pikën kufitare në Vermicë, do të marrin pjesë përfaqësues nga Policia e Kosovës dhe Policia e Shtetit të Shqipërisë, të cilët do të ndajnë informacione rreth bashkëpunimit dhe operacionit të përbashkët policor./