Ballina Lajmet Kosovë Policia e Kosovës: “Arrestuam 19 persona që po planifikonin sulme terroriste”

Policia e Kosovës: “Arrestuam 19 persona që po planifikonin sulme terroriste”

Policia e Kosovës thotë se ka realizuar disa operacione gjatë ditëve të fundit, të cilat ndërlidhen me parandalimin e akteve terroriste në Kosovë, por edhe në Shqipëri, me ç’rast janë arrestuar 19 persona të dyshuar dhe është konfiskuar eksploziv, armë të ndryshme dhe municion.

 

 

Me vendim të prokurorit kompetent (18) personave të dyshuar iu është caktuar masa e paraburgimit prej (30) ditëve, ndërsa njeri prej tyre është liruar në procedurë të rregullt pas ndalimit prej 48 orëve.

Policia thotë se gjatë realizimit të këtyre operacioneve policore në cilësinë e provave materiale janë konfiskuar: 0.28 kg eksploziv i llojit TATP, rreth 2.5 kg substancë e përzier me lëndë shpërthyese në gjendje të kristaltë, një pushkë gjysmë automatike e kalibrit 7.62 mm, një pushkë gjuetie, një revole me gaz, municion, 719 fishek të kalibrave të ndryshëm, një dron, radiolidhje.

Exit mobile version