Policia e Kosovës aksion në objektin e strukturave paralele serbe që operon si Administratë Tatimore

Policia e Kosovës nga rajoni i veriut është duke realizuar një aksion në objektin e strukturave paralele serbe.

Tëvë1 mëson nga burimet se aksioni po realizohet në objektin që operon si Administratë Tatimore e të ardhurave të Serbisë.

Dyshohet se në këtë objekt janë kryer veprimtari të kundërligjshme, si falsifikim i dokumenteve.

Ndërkohë, televizioni edhe më herë pa raportuar për këtë objekt, i cili është afër Komunës së Mitrovicës së Veriut, e në të cilin dyshohet se punonjësit e strukturave paralele serbe, kryejnë shërbime në kuadër të drejtorisë komunale për tatim.