Policia dha dje vetëm 75 gjoba në trafik, në situatë normale i shqiptonte deri në 1 mijë e 500

Kufizimi i lëvizjes si masë kundër koronavirusit ka ulur drastikisht numrin e aksidenteve në Kosovë.

Gjatë 24 orëve të fundit, nga Policia e Kosovës është bërë e ditur se në tërë territorin e vendit, kanë ndodhur vetëm 29 aksidente, 8 prej të cilave me të lënduar, shkruan lajmi.net.

Po ashtu, numër shumë i vogël është vërejtur edhe në shifrën e tiketave të trafikut.

Në 24-orëshin e fundit, policia ka shqiptuar vetëm 75 gjoba në trafik, e që në një gjendje normale ky numër do të arrinte edhe deri në mbi 1 mijë e 500.

Ndërkaq, për arsye të ndryshme policia gjatë 24 orëshit të fundit ka arrestuar 21 persona.