Policia dënon 702 qytetarë për mosrespektim të masave antiCOVID

Policia e Kosovës edhe gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me shqiptimin e gjobave për shkelësit e masave antiCOVID.

Në 24 orët e fundit, policia ka shqiptuar 702 tiketa në bazë të ligjit COVID-19.

Gjatë të mërkurës policia ka shqiptuar edhe 1082 tiketa trafiku.

Janë raportuar edhe 13 aksidente me të lënduar dhe 30 me dëme materiale.