Policia blindon Qeverinë dhe Kuvendin

Qindra pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë marshuar drejt sheshit “Skënderbeu” pranë Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës.

Në sheshet kryesore të Prishtinës, “Skënderbeu” dhe “Ibrahim Rugova”, kanë marshuar si asnjëherë më parë qindra pjesëtarë të Policisë së Kosovës, raporton lajmi.net

Kuvendi është i rrethuar cep më cep për momentin. Policia ka ndëmarrë masa të sigurisë para protestës së paralajmëruar nga Lëvizja Vetëvendosje kundër ratifikimit të Demarkacionit në Kuvendin e Kosovës.