Policia belge thotë se kanë hapur zjarr ndaj një automjeti pas një ndjekjeje me shpejtësi të lartë në periferi të Molenbeek, lagjes problematike te Brukselit.
Te shtenat ndaj vetures erdhen edhe pasi shoferi u kishte bere me dije oficerëve se kishte eksploziv brenda automjetit.
Zona është mbyllur dhe policia u tha banorëve që të qëndrojnë në ambiente të mbyllura ndërsa njësitë ushtarake po vërtetojnë pretendimet për eksploziv, thanë prokurorët federalë të Belgjikës. /MESAZHI/