Pjestarë të policisë së Kosovë kanë hyrë sot në shtëpinë e Albin Kurtit për ta dërguar atë me detyrim në seancën gjyqësore në të cilën bënë pjesë në bankën e të akuzuarve.
Zedhensja rajonale e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti ka konfirmuar për Indeksonline se njësitet e policisë kanë qenë në kohën e duhur në shtëpinë e të akuzuarit sipas një urdhëri të gjyqtarit të rastit.
“Policia e Kosovës ka hyrë në shtëpinë e Albin Kurtit të ta sjellë në seancën gjyqësore sipas një urdhërese paraprake të gjyqtarit të këtij rasti, por që akuzuari në atë moment nuk është gjetur aty.
Policia në këto raste nuk ka të drejtë ta kap personin në fjale para mbajtjes së seancës por duhet në momentin që del një urdhëresë e tillë nga gjyqtari i rastit”, ka thënë Ahmeti.
Lëshimi i kësaj urdhërese erdhi si pasojë e mungesës së Albin Kurtit në seancën e sotme që u mbajt në Pallatin e Drejtësisë.
Katër deputetët e Vetëvendosjes, Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli akuzohen për përdorim të armës ose mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtar, hedhjes së gazit në Kuvendin e Kosovës.
Albin Kurti ka munguar edhe në seanca të tjera të këtij gjykimi, ndërsa gjyqtari Beqir Kalludra ndaj tij ka lëshuar fletarrestim, të cilin e kishte pezulluar në kohën e zgjedhjeve për shkak se Kurti ishte kandidat për kryeministër i Vetëvendosjes./Mesazhi/