Ballina Lajmet Kosovë Policia bashkë me FSK-në nisin kërkimet për gjetjen e 26-vjeçarit të zhdukur...

Policia bashkë me FSK-në nisin kërkimet për gjetjen e 26-vjeçarit të zhdukur nga Prizreni

Të shtunën kanë filluar kërkimet për personin i cili është raportuar i zhdukur nga 24 dhjetori i vitit 2024.

Sipas policisë, i zhdukuri është Arban Hisari, 26 vjeçar nga Prizreni.

Kështu ka bërë të ditur për tëvë1.info zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi i cili ka thënë se kërkimet kanë filluar në lumin “Drini i Bardhë”.

Ndërkohë në operacionin e kërkimit përveç sektorit Rajonal të Hetimeve të Prizrenit dhe patrullave policore nga Gjakova, me kërkesë të policisë kanë marrë pjesë FSK-ja me ekipin e kërkim-shpëtimit.

“Sot me datë 11.01.2025,rreth orës 11:00 kanë filluar kërkimet për personin Arban Hisari, 26 vjeç, nga Prizreni i raportuar si i zhdukur me datën 24 dhjetor 2024. Kërkimet kanë filluar në lumin “Drini I bardhë” duke filluar në afërsi të “Urës së shenjt”. Në operacionin e kërkimit përveç sektorit Rajonal të Hetimeve të Prizrenit dhe patrullave Policore ngaj Gjakova, me kërkesë të policisë merr pjesë e FSK me ekipin e Kërkim Shpëtimit”, ka thënë Bytyqi.

Exit mobile version