Një grua myslimane është detyruar të zbulojë fytyrën e saj, pasi është ndalur nga dy policë në një qytet të jug të Salzburgut, shkruan ‘independent.co.uk’.
Kjo është bërë pasi në Austri ka hyr në fuqi ligji i cili ndalon mbulimin e fytyrës.
Qeveria austriake thotë se politika e re e “integrimit” e bën të paligjshëm veshjen e rrobave që mbulojnë fytyrën e njerëzve në publik. Kjo është bërë për të mbrojtur vlerat austriake.
Ata ose ato që e shkelin këtë ligj do të dënohen me 150 euro nga policia austriake. Gruas së ndaluar i shiheshin vetëm sytë kur është ndaluar nga dy policë në Zell am See, një qytet në jug të Salzburgut.
Vetëm rreth 150 gra veshin burka të plotë në Austri, por zyrtarët e turizmit kanë shprehur shqetësime se masat do të dekurajojnë vizitorët nga Gjiri.
Parlamenti i Austrisë miratoi ndalimin në maj, pavarësisht nga protestat e grupeve myslimane dhe rezistencës nga avokatët, dhe madje edhe nga vetë presidenti i vendit./Mesazhi/