Christos Pappas, i cili ishte figura e dytë kryesore politike e ish-partisë neonaziste greke ”Agimi i artë”, u arrestua në mbrëmje në lagjen ”Zografos” të Athinës.
Pappas, i cili ishte dënuar me 13 vjet burg së bashku me udhëheqës të tjerë për krijimin e një organizate kriminale, ishte zhdukur pas vendimit.
Sipas informacioneve paraprake, arrestimi ndodhi pas një kontrolli nga ekipi antiterrorizëm në një shtëpi.
Ai u transferua në policinë e Atikës (GADA), ku edhe po mbahet. /atsh