Policia e Kosovës ka njoftuar për studentët e arrestuar pas aksionit në Rektorat.
Në mesin e të arrestuarve është edhe djali i Donika Kadaj-Bujupit, Dardan Kadaj, raporton lajmi.net
Edhe Egzon Azemi dhe Trim Gashi njihen si aktivistë të Vetëvendosjes, i pari është i njohur por sulmin me vezë ndaj Memli Krasniqit, kurse Trim Gashi ishte dyshuar për sulmin ndaj eskortës së Kryeministrit, Isa Mustafa.
Gjatë protestës në Rektoratin e UP-së, pas ndërhyrjes së Policisë janë lënduar lehtë 8 studentë dhe një pjesëtar i Policisë së Kosovës.
Lexo njoftimin e plotë të VV-së:
Sot, në përvjetorin e 47 të Universitetit të Prishtinës aktivistë të SKV-së kanë shaplosur disa parulla dhe një baner me mbishkrimin “Universiteti i Prontos” duke shprehur protestën ndaj kapjes së Universitetit nga “Pronto” pushteti.
Policia ka reaguar dhunshëm duke i goditur aktivistët tanë duke i tërhequr zvarrë. Të arrestuar nga aktivistët janë:
Flamur Pireva
Egzon Azemi
Bardhë Ahmeti
Trim Gashi
Miran Rrudhani
Dardan Kadaj
Nijazi Behluli
Endrit Shatri
Premton Zogiani