Ballina Lajmet Kosovë Policia arrestohen shtatë persona të dyshuar për terrorizëm

Policia arrestohen shtatë persona të dyshuar për terrorizëm

Me datë 04.11.2016, Drejtoria Kundër Terrorizmit në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Kosovës, e mbështetur edhe nga njësitë tjera të specializuara të Policisë së Kosovës, ka ndërmarrë një operacion në rajone të ndryshme të Kosovës (Mitrovicë, Ferizaj, Prishtinë) për zbatimin e urdhër kontrolleve të lëshuara nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Gjatë këtij operacioni në cilësinë e të dyshuarve janë shoqëruar në Stacionin e Policisë shtatë (7) persona (V.I, L.M, B.B, B.I, K.P, L.V dhe L.M), nën dyshimin e bazuar se të njëjtit janë përfshirë në vepra penale nga Kapitulli XIV i Kodit Penal, përkatësisht Veprat Penale Kundër Rendit Kushtetues dhe Sigurisë së Republikës së Kosovës.

Gjatë këtij operacioni në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar pajisje dhe gjësende tjera relevante me rastin.

Me urdhër të Prokurorit të rastit nga Prokuroria Speciale e Kosovës ndaj të dyshuarve është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve.

Policia e Kosovës në bashkëpunim të plotë edhe me institucionet tjera relevante brenda dhe jashtë Kosovës, në vazhdimësi do të ndërmarrë veprimet e saja ligjore për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në vend.

Exit mobile version