Policia e Kosovës u ka bërë apel drejtuesve të automjeteve për kujdes të shtuar në kushte të mjegullës.
Përdorimi i dritave të mjegullës, mbajtja e shpejtësisë nën kontroll, si dhe ndjekja e krahut të djathtë të rrugës janë disa nga këshillat që u ka dhënë Policia drejtuesve.
“Mjegulla mund të krijojë iluzione optike, duke bërë që shoferët të mos e kuptojnë saktë shpejtësinë e automjeteve përpara tyre”, thuhet në postimin e Policisë në Facebook.