Njësitet policore në Pejë njoftojnë se kanë konfiskuar armë dhe municione të ndryshme të mbajtura nga të dyshuarit në mënyrë të kundërligjshme.
Armët dhe municionet e konfiskuara janë : 21 armë dhe 140 fishek të llojeve e kalibrave të ndryshëm.
Nga këto janë 11 armë të gjata dhe 10 pistoleta.
“Në koordinim me Njësitin e karabinierëve në kuadër të KFOR-it, të cilët kanë hasur në persona të dyshuar dhe lidhur me ketë menjëherë kanë njoftuar PK-en, me ç’rast është vepruar menjëherë dhe vetëm më datë 11 dhe 12 shkurt 2017 gjatë një operacioni të nevojshëm policor të cilin e kanë ndërmarrë Njësitet policore të SP Pejë të koordinuar me prokurorin e shtetit, janë realizuar bastisjet në tetë (8) lokacione, me ç’rast janë konfiskuar shtatë (7) armë të gjata,prej tyre 2 pistoleta dhe 41 fishek të llojeve të ndryshme”, thuhet në njoftim.
Ndaj të dyshuarve pas përfundimit të hetimeve nga Njësiti i hetimeve janë iniciuar raste ‘ Mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve’ , konform Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Vlen të cekim se armët pa leje në duart e qytetarëve, ende mbesin burim i rrezikut serioz për vetë qytetarët.
Policia e Kosovës ka plane të veçanta për konfiskimin e armëve ilegale dhe parandalimin e të shtënave me armë zjarri.