Pogba shkëlqen në fitoren e Man Utd

Manchester United ka shënuar edhe fitoren e dytë nën drejtimin e Ole Gunnar Solskjaer.
‘Djajtë e Kuq’në ‘Old Trafford’ në ndeshjen e javës së 19-të kanë mposhtur Huddersifeldin, me rezultat 3:1.

Nemanja Matic në minutën e 28’ ka shënuar për epërsinë e parë të Manchester United në këtë ndeshje, shkruan lajmi.net.

Në pjesën e dytë të kësaj ndeshje shkëlqeu Paul Pogba, që arriti të realizonte dy gola, në minutat 64’ dhe 78’.

Golin e vetëm për Huddersfield e shënoi Jorgensen, në minutën e 88’.

Me këtë fitore, Manchester United numëron 32 pikë dhe renditet në vendin e gjashtë.