Përbërsit:
• 2 gota miell,
• 1 gotë kaçkavall të grirë,
• 150 gr. proshutë,
• 1 gotë jogurt,
• 1 lugë e vogël sodë bikarboni,
• 1 lugë e vogël kripë,
• 1 lugë e vogël sheqer,
• vaj, sipas nevojës.
Përgatitja:
E hedhim miellin, jogurtin, kripën, sheqerin dhe sodën e bikarbonit dhe e bëjëm brumin.
Nga brumi bëni toptha dhe tëholloni me tëholluese.
Në njërin topth vendosni kaçkavallin e grirë (apo djathin e fortë) dhe një rreth proshute.
Pastaj vendoseni sipër topthin tjetër të tëhollur dhe bashkoni mirë skajet.
Kështu bëni edhe me topthat e tjerë të t’holluar.
Pogaçet fërgojini në tigan në vaj të nxehtë dhe në temperaturë mesatare./Mesazhi/