POEZIA E PARË NË GJUHËN SHQIPE KU PËRMENDET EMRI SHQIPTAR DHE SHQIPNI

Marr nga profili i Nexhmedin Spahiut

POEZIA E PARË NË GJUHËN SHQIPE KU PËRMENDET EMRI SHQIPTAR DHE SHQIPNi.

SHKRUAR NGA HAFIZ YVEJS EFENDIJA, GJAKOVË, 1699

URATË PËR ADEM KURTPASHËN

Do t’i lutem unë Allahut
Adem Kurtpashës t’i falë shnet
E t’ia ruajë Murat begin,
Që t’a pshtojë ket milet.

Do t’i lutem që Adem pashës
T’i falë Allahu aq vjetë e jetë
Gjithë sa ka yje qielli,
Gjithë sa ka n’botë dushk e fletë.

Allah, t’lus unë gjynahqari,
Falnaj m’katet për jetë e mot,
Gjithë ku shkel këmbë shqiptari
Ti, bekoje, i Madhi Zot.

Adem pashë po t’kënnoj uratën
Oxhak i parë n’kët Shqipni,
Nuk u lodhe per arkëthatën
Veç ky popull t’marrë dijeni.

Murat beg, Uvill Sabahi
Si fener ti Dritë na jep
Me emër t’vet t’ruejt Allahu
Që nxorre pop’llin n’selamet.