ISRAJA DHE MIRAXHI… Nga Ilmi Rexhepi
Dëgjo për Natën e Israsë dhe të Miraxhit
për ngjarjen që me Kuran e përjetshme mbeti
dije që, ku piqet njohja e krijesave me të përtejmen,
këtë kufi e ka kaluar, i vetmi në botë, yni Muhamedi
E mori zemërdëlirin
Buraku vetëtimi
që hidhte të parat këmbë
sa i mbërrinte shikimi
Shumë libra janë shkruar
hollësira janë dhënë të asaj ngjarjeje
që nuk ishte e shtrirë shumë në kohë
veçse në një pjesë nate
Vendi s’do t’i ftohej
koha mbase nuk i vlejti
atë natë do t’i jepej dhe çdo mrekulli
që i ishte dhënë më parë ndonjë pejgamberi
Shpejto Burak hapat
ço Resulin te Mesxhidulaksaja
t’i falë dy rekate e të zgjedhë qumështin
të mbarojë plot kuptim Israja
Aty do të manifestohet tradita
do të të lidhë siç lidhnin para tij pejgamberia
aty do të vërtetohet e veçanta e tonit ymet
fitreja – natyrshmëria
Mbaro Isra, nis Miraxh,
po pret Ademi, Jahjaja dhe Isai,
Jusufi, Idrisi që u ngrit lart,Haruni,
Musai dhe Ibrahimi, alejhim selamullahi!
Shtatë portat e shtatë qiejve
menjëherë hapeshin nga engjëjt rojtarë
në to pa dhe u çmall rend me të dërguarit
pastaj Bejtulmamurin dhe Sidretulmuntehanë
Kështu nganjëherë i ndodh robit
në tokë t’ia zënë diellin
ndonëse ka të hapshme
portat e qiellit
Natën e Miraxhit, siç dihet,
u bënë farz pesëdhjetë namaze,
pastaj u hoqën nëntë hise prej tyre
për aq sa edhe na u ngritën krejt sevapet
Ndieje lehtësinë
që na u bë Natën e Miraxhit
dhe kujto fjalën e të Dërguarit
që namazi është miraxhi i besimtarit
/Ilmi Rexhepi/