lir Pollomi, nxënës i klasës së 11-të, raportohet se është plagosur me armë zjarri në mëngjesin e sotëm.
Ngjarja ka ndodhur derisa ai ishte në orën mësimore në shkollën e mesme ‘’Fan Noli’’ në Podujevë.
Klan Kosova merr vesh se rasti ka ndodhur në ora 8:05, pak minuta para se të fillonte ora e parë mësimore.
I plagosuri i cili është nxënës i kësaj shkolle ishte i ulur në bankën e mësimit kur një plumb i erdhi nga dritarja dhe e plagosi atë në buzën e poshtme, njofton Klan Kosova.
Trajtimin e parë, pacienti Ilir Pollomi, e morri në emergjencë në QKUK, ndërsa tani është duke u operuar në kirurgjinë maksillofaciale.
Mjeket njoftojnë se ai është jashtë rrezikut për jetë dhe nuk ka lëndime as në dhëmb e as në nofull, njofton Klan Kosova.