Po xhironte e raportonte, izraelitët i marrin jetën një gazetari palestinez

Një gazetar palestinez vdiq i qëlluar nga forcat izraelite në incidentet përgjatë kufirit me Gazën të cilat vijojnë prej një jave.

Yasser Murtaja, 30 vjeç, i cili  punonte si fotoreporter për agjencinë Ain Media të Gazës, u qëllua në stomak.

Një koleg i tij, tha se e përjetoi rënien në tokë  të tij pasi morri plumbin, edhe pse qartësisht mbante veshjen e gazetarit.

Sindikata e gazetarëve palestinezë tha se shtatë gazetarë të tjerë u plagosën në protestën e së premtes, duke thënë se këto janëkrime të qëllimshme të kryera nga ushtria izraelite. /tesheshi.com