Dy persona që kishin pësuar lëndime si pasojë e shpërthimit të mjeteve piroteknike në një pikë shitjeje në rrugën “Ahmet Prishtina” në Prizren, më 31 dhjetor.
Por njëri nga të lënduarit, Abdurrahman Memaj, i cili kishte pësuar lëndime të rënda trupore natën e 31 dhjetorit ishte trajtuar në QKUK deri më 6 dhjetor dhe pastaj ishte nisur për trajtim të mëtutjeshëm, në Turqi.
Memaj, i cili tashmë sa ditë po trajtohej në Turqi, ka ndërruar jetë.
Këtë e konfirmoi për Indeksonlinen edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit Vesel Gashi.
“Po personi i cili kishte pësuar lëndime nga shpërthimi i fishekzjarrëve në Prizren, ka ndërruar jetë në Turqi”, ka thënë Gashi.