Mali Paektu, i cili shtrihet në kufijtë e Koresë së Veriut dhe Kinës, është përgjegjës për një nga shpërthimet më katastrofike në historinë njerëzore dhe shkencëtarët kanë frikë se mund të shpërthejë përsëri.
Zyrtarët në Kinë kanë mbyllur parkun kombëtar pranë vullkanit për të parandaluar publikun që po i afrohet malit Paektu për shkak të frikës se mund të shpërthejë në çdo moment.
Testet bërthamore nga Koreja e Veriut kanë shkaktuar dridhje të vogla në rezervatin kombëtar natyror të Changbaishan, afër zonës së vullkanit, duke shkaktuar frikën e ndonjë shpërthimi, gjë që çoi në mbylljen e parkut.
Autoritetet kineze thanë: “Për sigurinë dhe komoditetin e udhëtarëve, ne kemi mbyllur përkohësisht zonën turistike jugore të malit Changbai.
Zyrtarët po hetojnë tërësisht sigurinë e zonës turistike.
“Zona do të mbetet e mbyllur për publikun derisa rreziqet e mundshme të zhduken”.
Mali Paektu dikur u bë një nga shpërthimet më shkatërruese në histori, ndërsa u krijua një krater prej 5 km dhe prodhoi hi të mjaftueshëm që shkoi 680 km larg, deri në Japoni, shkruan “Express” britanik.
Një ekip shkencëtarësh nga Koreja e Jugut paralajmëruan më parë se testet bërthamore të Kim Jong-Unit mund të shkaktonin një shpërthim.
Vullkani, i cili qëndron në lartësi 9.000 metra, nuk ka shpërthyer që nga viti 1903, dhe një shpërthim është i vonuar.
Ekipi, i udhëhequr nga Hong Tae-kyung, profesor në Departamentin e Shkencave të Sistemit Tokësor në Universitetin Yonsei, shqyrton ndikimin që testimi bërthamor ka në veprimtarinë sizmike.
Ekipi që shqyrtoi testet e para bërthamore të Koresë së Veriut, ë 2006, 2009 dhe 2013, zbuloi se çdo tërmet me magnitudë mbi 7 ballë mund të shkaktojë një shpërthim shkatërrues.