Ballina Kuriozitete Po restaurohet anija që u fundos në Suedi 400 vite më parë

Po restaurohet anija që u fundos në Suedi 400 vite më parë

“Vasa” është kthyer në një atraksion turistik

Me një ritëm mjaft të shpejtë po punohet për të restauruar anijen “Vasa” e cila i përket shekullit të 17-të. E fundosur në Stokholm në udhëtimin e saj të parë në vitin 1628, ajo u nxor nga ujërat në vitin 1961 për t’u ekspozuar më pas.

“Kjo anije është krejtësisht unike. Nuk gjen një të tillë askund. Një anije e nxjerrë nga thellësia e detit me një histori që nga shekulli i 17-të . Pra, është një thesar për njerëzimin.”

Me një gjatësi 61 m dhe me dy kuverta, “Vasa” ishte krenaria e perandorisë suedeze.

Që kur zhytësit e marinës sollën atë çfarë kishte mbetur në sipërfaqe vitin 1961, ajo është kthyer në një atraksion turistik në kryeqytetin suedez duke ngjallur kureshtjen e vizitorëve nga e gjithë bota.

Fundosja e saj ndodhi rreth 1300 metra nga Kështjella mbretërore. Por degradimi tek “Vasa” e cila është ndërtuar gati 400 vjet më parë ka bërë që ajo të dëmtohet rëndë.

“Sistemi i viteve 1960 nuk përshtatej më atë që ishte ndërtuar anija. Pra mbështetja e anijes bëhet në vende të gabuara në mënyrë të pashmangshme dhe të gjitha lëvizjet e vogla të pakontrolluara të saj po e shkatarrojnë në fakt atë. Por me restaurimin e plotë ajo do të jetë një anije thuajse e re dhe do të përshtatet sipas infrastrukturës që është këtu”.

Të gjitha këto po sillnin një dëmtim serioz kështu dhe prandaj u vendos që në muajin prill për ndërtimin e një strukture të re mbështetëse për “Vasën”, e përbërë nga 27 copa çeliku dhe një nyje nën kabinë.

“Tani po zëvendësojnë kutinë e drurit që ka qenë aty që nga shpëtimi i anijes, me të reja, të cilat janë në pjesën e prapme, që janë konstruksione çeliku dhe do të mbajnë të gjithën deri në fund. Kjo për shkak se është shumë peshë. Gjithashtu do të bëjë të mundur qëndrimin e anijes në një pozicion më të drejtë. Pra, ky është procesi që po i nënshtrohet tani”.

Projekti i anijes do të përfundojë në vitin 2028 në 400-vjetorin e “Vasës”, kohë gjatë së cilës muzeu do të jete i hapur për publikun.

Exit mobile version