Ballina Kuriozitete Po lufton për të jetuar! Vogëlushja 1-vjeçare që u shpall dy herë...

Po lufton për të jetuar! Vogëlushja 1-vjeçare që u shpall dy herë e vdekur

Një lojë pranë pishinës me 2 vëllezërit e saj ka rezultuar thuajse fatale për 1-vjeçaren.

Foshnja është raportuar dy herë e vdekur nga mjekët por ende është duke luftuar me jetën dhe po mbahet gjallë falë aparaturave. Vajza 1-vjeçare e quajtur Lillian Talboys ndodhet në gjendje kritike për jetën në Children’s Medical Center në Arizona.

Vogëlushja kishte rënë në pishinë dhe u nxor nga uji nga vëllai i tij më i madh. Ende nuk dihet për sa kohë foshnja ka qëndruar në ujë por sipas familjes ajo ra në të në kohën kur ishte duke luajtur me vëllezërit e saj më të mëdhenj në oborrin e shtëpisë.

Pasi dëgjoi ulërimat, vëllai i saj i madh vërshoi me shpejtësi në drejtim të saj duke e nxjerrë nga uji. Familja i ofroi ndihmën e parë 1-vjeçares duke e rikthyer në jetë dhe më pas e dërguan në spital. Në momentin që mjekët vizituan vogëlushen e shpallën atë të vdekur.

Nëna insistoi se ende ndiente rrahjet e zemrës së vogëlushes dhe në një moment ndjeu sikur ajo i preku dorën. Mjekët këmbëngulnin se vogëlushja ka vdekur dhe nuk mund të bëhet asgjë për të. Nëna nuk i humbi shpresat dhe kërkoi nga mjekët që t’i bënin një skaner. Lillian tani ndodhet në gjendje kritike për jetën me rrahje të qëndrueshme zemre dhe mbahet gjallë me anë të një aparature, pasi u rianimua rreth orës 3 të mëngjesit të së shtunës. Babai i saj u shpreh se vogëlushja po lufton për të jetuar.

Exit mobile version