Në mes fshatrave Kçiq i Madh dhe Kçiq i Vogël, po vazhdon gjenda alarmante, pas djegies së pishave që gjenden afër kodrës.
Zjarrfikësit kanë dalë në vend të ngjarjes dhe po përpiqen për ndaljen e këtij zjarri që në çdo moment e më shumë po rrezikon shtëpitë e banorëve afër.
Kryetari i Lëvizjes VV në Mitrovicë, Faruk Mujka; i cili njëherësh është nënkryetar i Komunës së Mitrovicës, ka thënë se gjendja është alarmante.
“Nevojitet, ndoshta, edhe ndihma e KFOR-it që zjarri të mos rrezikoj pronat e banorëve përreth”, ka thënë Mujka.