Vendosni alarm për çdo dy orë. Alarmi duhet të jetë mjaft i zhurmshëm, aq sa të dëgjojnë krejt fqinjët tuaj, dhe duhet të jetë përsëritës. Lëreni alarmin që zhurmojë për 1 orë dhe vraponi nëpër shtëpi në mënyrë histerike. Gjatë natës, sigurohuni që të bini në gjumë 10 minuta para se të aktivizohet alarmi.
Zgjohuni në orën 4 të mëngjesit. Vishuni, e pastaj derdheni qumështin nëpër bluzë.
Lageni dyshekun me qumësht. Mos bëni dush rregullisht. Pasi ta filloni dushin, dilni me shampon në kokë. Mos i pastroni dhëmbët si e keni rutinë.
Shkoni në shtrat në orën 8, por qëndroni zgjuar deri në orën 1 të mesnatës. Hani ushqim me një dorë. Sigurohuni që ushqimi është i ftohtë. Bëni 20 filxhana kafe. Mos e pini asnjë prej tyre.
Kur dikush ju pyet ‘si po kalon’, ti fillo e fol për ngjyrën e nevojës dhe për pampersat.
Qani. Shumë. Sigurohuni se keni internet Wireless ashtu që të kërkoni gjithçka në google, praktikojeni googling për cështjet si: dhimbje barku, pse nuk është duke fjetur fëmija im, pse fëmija im më urren mua, si mund ta kthej fëmijën tim në bark sërish?
Hani tortë, dhe asgjë tjetër përveç tortës. Kërkojuni njerëzve këshilla për çdo gjë, dhe bëhuni gati t’i dëgjoni pavarësisht se janë të mërzitshëm. Zgjohu në mes të natës e hutuar dhe bërtit “ku është bebaaa?” Paçi fat nëna të reja! Paqja qoftë me ju!. /MESAZHI/