Ballina Arritje Teknologji Pllakat amë të serive 800 për procesorët Ryzen 9000 debutojnë në Shtator

Pllakat amë të serive 800 për procesorët Ryzen 9000 debutojnë në Shtator

Në Computex 2024, AMD prezantoi gjeneratën e re të pllakave amë të cilat bazohen në folenë AM5 dhe krahas dizajnit kanë edhe mbështetje për funksionalitete të reja I/O por edhe USB4.

Pllakat amë të segmentit të lartë 800-series AM5, X870E dhe X870, do të debutojnë në Shtator pranë mbërritjes së Ryzen 9000X3D.

Në Computex 2024, AMD prezantoi gjeneratën e re të pllakave amë të cilat bazohen në folenë AM5 dhe krahas dizajnit kanë edhe mbështetje për funksionalitete të reja I/O por edhe USB4.

Krahas mbështetjes për USB4, AMD AM5 X870E dhe X870, do të kenë mbështetje për PCIe Gen 5 për kartat grafike dhe portat M.2 NVMe si të ofrojnë më shumë shpejtësi EXPO për kitet e memorieve DDR5.

Ndërsa disa prodhues pllakash amë kanë ndarë dizajnët e tyre më të fundit në Computex, u mësua se do të vinin vetëm disa muaj pas debutimit të familjes Ryzen 9000 të procesorëve më 31 Korrik.

Sipas burimeve, pllakat amë X870E dhe X870 do të jenë të disponueshme prej 30 Shtatorit, 2 muaj pas lançimit të Ryzen 9000.

Krahas tyre AMD ka planifikuar të lançojë edhe çipsetet e pllakave amë B850 dhe B840. Sakaq përdoruesit e pllakava amë ekzistuese X670, B650 dhe A620 duhet të përditësojnë për të instaluar procesorët e rinj.

Exit mobile version