Në fillim të vitit Sony parashikonte se në gjysmën e dytë të vitit situata do të përmirësohej por tani as vetë nuk e beson atë që ka menduar.
Sony ka shitur tashmë 7.8 milionë konsola PlayStation 5 dhe synon të shesë edhe 14.8 milionë të tjera përgjatë 12 muajve të ardhshëm.
Megjithatë Bloomberg raporton se gjiganti i teknologjisë ka paralajmëruar analistët se konsola do të vijojë të mungojë nëpër dyqane edhe në 2022.
Ekziston një kërkesë e fortë për PlayStation 5 megjithatë problemet me furnizimin global me çipe e kanë bërë shumë të vështirë rritjen e prodhimit dhe mbetet e vështirë të gjendet një konsolë në dyqane.
Në fillim të vitit Sony parashikonte se në gjysmën e dytë të vitit situata do të përmirësohej por tani as vetë nuk e beson atë që ka menduar.
Por sipas kompanisë nuk është vetëm pandemia e cila ka ndikuar në industrinë e çipeve dhe për rrjedhojë edhe tek konsola. PlayStation 5 ka pasur kërkesë shumë më të lartë sesa PlayStation 4 në debutimin e tij.
Rivalët Microsoft dhe Nintendo po vuajnë me konsolat e tyre. PlayStation dhe Xbox përdorin APU-në e prodhuar e dizajnuar nga AMD dhe prodhuar nga TSMC me arkitekturën 7-nanometër ndërsa Nintendo ka zgjedhur çipin 16-nanometër të Nvidia prodhuar por nga TSMC. /PCWorld