Platforma ikonike e muzikës shitet prë 207 milionë dollarë

CEO i Infinite Reality John Acunto tha se do të përdoret për reklamim në metaverse. Me fjalë të tjera, një platformë që daton prej 1999 do të përdoret si pjesë e një teknologjie që arriti kulmin në 2021.

Platforma ikonike e muzikës Napster u shit për 207 milionë dollarë sipas një raporti të CNBC. Një kompania e quajtur Infinite Reality është pas blerjes. Por çfarë ofron Napster në 2025 që të kushtojë kaq shumë?

CEO i Infinite Reality John Acunto tha se do të përdoret për reklamim në metaverse. Me fjalë të tjera, një platformë që daton prej 1999 do të përdoret si pjesë e një teknologjie që arriti kulmin në 2021.

Më specifikisht kompania ka planifikuar të krijojë hapësira virtuale 3D për adhuruesit e muzikës të cilët mund të marrin pjesë në koncerte dhe festa të ndryshme. Në platformë muzikantët dhe studiot mund të shesin mallra.

Napster u themelua në 1999 dhe asokohe bëri bujë në mbarë botën duke krijuar një mënyrë të lehtë për të vjedhur muzikë. U deshën vetëm dy vite që kompania të gjendej mes betejave ligjore dhe shpalli falimentin në 2001.

Por ai ishte vetëm fillimi pasi një kompani e softuerit quajtur Roxio e bleu në 2002 dhe rilançoi si një biznes të ligjshëm që shiste muzikë.