Planet e Uber – Së shpejti taksi fluturuese

Uber ka prezantuar planet për një taksi fluturuese në panairin e teknologjisë CES në Las Vegas.

Kompania e taksive që ndahen, prezantoi një maket në përmasa reale të një mjeti fluturues elektrik, të krijuar me prodhuesin koreano jugor të makinave, Hyundai, që mund të fluturojë mbi trafik në vend që ti shtohet atij.

Uber do të ofrojë kështu edhe ndarje të këtyre taksive fluturuese duke lejuar një pilot dhe tre pasagjerë të udhëtojnë deri në 100 km, me një shpejtësi prej më shumë se 300 km në orë.

Duke i ngjasuar një helikopteri, me katër shtytës, Uber dhe Hyundai bashkuan forcat për të projektuar një mjet personal ajror që mund të ngrihet dhe të ulet vertikalisht. Uber shpreson që ndarja e taksive fluturuese të jetë efektive duke filluar nga 2023. Kompania amerikane ka bashkuar forcat edhe me prodhues avionësh, mes të cilëve Bell Helicopter dhe Embraer, për të prodhuar avionin e tij dhe ka lancuar edhe një prototip tjetër në CES në 2019./tch