Plaku 93 vjeqar qan ngase nuk mund të agjeroj Ramazanin

Hafiz dr.Yasir Qadhi tregon se si tre vjet më parë, njeri i shtyrë në moshë ia kishte bërë një pyetje shumë interesante në lidhje me agjërimin në muajin e Ramazanit.

– Pasi përfundova hytben, mu afrua një plak 93-vjeçar dhe më pyeti se a duhet të agjërojë ai Ramazanin.

Kur i thash se Allahu ia ka lehtësuar të mos agjërojë dhe në vend të kësaj t’i ushqej të varfrit, ai kërkoi të dinë se në cilin ajet kur’anor përmend ky lehtësim.

Pasi i tregova, më përqafoi dhe filloi të qajë. Qante sepse nuk mund të agjëronte Ramazanin.

Më tha se kjo është hera e parë në jetën e tij që nuk është në gjendje të agjërojë dhe për këtë ndihet fajtorë.

U zgjua në syfyr, por nuk ishte në gjendje të përballoj agjërimin.

Të them të vërtetën, unë ndihem më shumë fajtor. Ky burrë i moshuar ka agjëruar Ramazanin tri herë më shumë se tërë jeta ime, dhe ende kërkon të vazhdoj. U turpërova nga besimi i tij.

Shumë njerëz ankohen për mungesën e kohës, se si ditët janë më të gjata dhe më të vështira: “Është vështirë të agjërohet, unë punoj dhe nuk kam kohë, por edhe agjërimi është i vështirë … 19 orë … uhh? Nuk kam forcë e as vullnet … ”

Por, a është e vërtetë se ne nuk kemi kohë, apo zemrat tona nuk janë të pastra dhe të shëndetshme, si zemra e këtij njeriu të moshuar i cili përparësi u jep obligimeve të Allahut, para dobësisë së tij?

Trupi plakut mund të jetë i brishtë dhe i dobët, por zemra e tij është më e fortë se malet.

Trupat tanë mund të jenë të rinj dhe të fortë, por zemrat tona janë të dobëta dhe të sëmura… lusim Allahun të na shërojë.

Për këtë arsye Ramazani është një mundësi e mirë që t’i kthehemi Allahut, të bëjmë vepra të mira që ta shërojmë zemrën dhe shpirtin tonë, ta zbukurojmë jetën dhe të fitojmë lumturinë e vërtetë.

Mirë se erdhe o Ramazan, lajmëtar i mëshirës së Allahut!/Ligjeruesiislam/