Një ditë Profeti Muhammed (S.A.W) po udhëtonte në pikun e ditës, dhe ishte shumë e nxehtë në shkretëtirën ku ai po kalonte. Nuk kaloi shumë kohë kur Profeti (a.s) pa një grua të vjetër që mbante në kokë një barrë të rëndë e të papërballueshme për të.
Profeti Muhamed (S.A.W) e ndihmoi gruan e vjetër, ia mori barrën nga duart dhe e mbajti atë për të. Profeti Muhamed (S.A.W) e pyeti gruan se ku po shkonte dhe pse!
Ajo I tha se po largohej nga ai qytet pasi kishte dëgjuar se një magjistar i quajtur Muhammed (S.A.W) është në qytet. Profeti ynë e dashur Muhammed (S.A.Ë) ishte shumë i durueshëm dhe i sjellshëm. Ai (S.A.W) nuk tha një fjalë dhe vazhdoi të dëgjonte me durim.
Zonja e vjetër vazhdonte të ankohej përse ajo po largohej nga qyteti. Thënë shkurt, arsyeja kryesore pse ajo po largohej nga qyteti ishin fjalët e pavërteta që ishin përhapur për Muhammedin (S.A.W), i cili po ecte pranë saj dhe ajo nuk e dinte për këtë gjë.
Kur arritën në destinacion, Muhammedi (S.A.W) ia dorëzoi qesen e rëndë.
Plaka i tha: “O njeri i mirë! Ma trego emrin tënd!”. Profeti Muhammed (S.A.W) u përgjigj: “Unë jam personi për shkak të të cilit po e len ti qytetin”.
Grua e vjetër ishte e habitur që po e dëgjonte këtë dhe tha se një person i tillë, i butë dhe i sinqertë nuk mund të jetë kurrë në rrugë të gabuar dhe për këtë arsye ajo poashtu e pranoi Islamin. /MESAZHI/