Një person ka raportuar në polici se ka vërejtur një person të panjohur duke tentuar të kryej një vjedhje në një vend punishte ku i njëjti ishte duke punuar.
Kur viktima ka pyetur për identitetin e të dyshuarit, i njëjti ka shtënëve armë zjarri në drejtim të viktimës, me ç’rast dhe e ka plagosur, shkruan teve1.info
Policia ka bërë të ditur se në lidhje me rastin, është konsultuar prokurori i shtetit dhe rasti është në procedurë hetimore.
I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes e viktima është duke u trajtuar në spital.
Rasti është cilësuar si “Vrasje në tentativë”.
“Kamenicë 26.04.2023 – 02:35. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se ka vërejtur një të dyshuar deri me tani të pa njohur duke tentuar që të kryej vjedhje në një vend punishte ku viktima ishte duke punuar. Sapo viktima e ka pyetur se kush jeni ju, i dyshuari ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës me ç’rast e ka plagosur. I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes ndërsa viktima është duke u trajtuar në spitalin rajonal të Gjilanit dhe gjendja e tij është stabile. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur dhe sekuestruar për procedura të mëtutjeshme hetimore një gëzhojë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.