Një burrë është qëlluar me armë zjarri nga një person, pas një mosmarrëveshjeje në mes dy familjeve të premten në Gjakovë.
Sipas policisë, viktima është dërguar në Spitalin Rajonal në Gjakovë për tretman mjekësor.
Policia ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur dy gëzhoja, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta me 12 copë fishekë, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“Gjakovë 20.12.2024-09:28. Pas një mosmarrëveshje në mes dy familjeve, i dyshuari mashkull kosovar ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në Spitalin Rajonal Gjakovë për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dy gëzhoja ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar: dy pistoleta me 12 copë fishekë, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet ndër tjera në raport