Plagoset me armë zjarri një djalë në Prishtinë

Një person ka pësuar lëndime, pasi që i njëjti ka ndërhyrë për t’i ndarë shokët e tij që kanë qenë duke u fjalosur me disa persona të tjerë në rrugën “Epiri” në Prishtinë.

Policia e Kosovës thotë se njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës duke e goditur në këmbë.

Në raportin 24-orësh është bërë e ditur se viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe sipas raportit mjekësor, i njëjti është jashtë rrezikut për jetë.

Ndërsa, lidhur me rastin njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin, ndërkohë që thuhet se është konsultuar edhe prokurori.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Rr. Epiri, Prishtinë 28.07.2023 – 03:35. Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime pasi që i njëjti kishte tentuar të ndërhyjë për t’i ndarë disa shokë të tij që ishin duke u fjalosur me disa persona të tjerë, mirëpo njëri nga të dyshuarit (i panjohur) ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës duke e goditur në këmbë. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin, ndërkohë që është informuar e konsultuar edhe prokurori.