Plagoset me armë zjarri një 39 vjeçar në Prizren

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri në fshatin Bazhdarhane të Prizrenit, i plagosur mbeti një person.

Rasti në fjalë është konfirmuar nga Policia e Kosovës në rajonin e Prizrenit, ku edhe është theksuar se personi i plagosur në këtë rast është një 39 vjeçar.

Vesel Gashi nga Policia e Kosovës tha për lajmi.net se rreth orës 08:50 kanë pranuar informacionin se në emergjencë është dërguar një person i plagosur me armë zjarri.

“Njësitet policore menjëherë kanë shkuar në emergjencë edhe kanë kuptuar se i plagosur është V.H, viti i lindjes 1982 siç kanë thënë gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë”, tha ai.

Gjithashtu u theksua se ende nuk janë bërë të ditura rrethanat që kanë çuar deri në plagosjen e këtij personi, por që njësitet policore janë në fazën fillestare të hetimeve dhe se më vonë do të bëhen të ditura detajet shtesë.