Dy policë izraelitë u plagosën nga përplasja e një makine në qytetin me shumicë arabe Umm al-Fahm në Izrael, njoftoi policia përmes një deklarate, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Gjatë aktivitetit të rojeve kufitare në qytetin Umm al-Fahm, një i dyshuar duke drejtuar një veturë ka mbërritur në vend dhe ka shtypur policët, ku si pasojë dy nga rojet kufitare janë lënduar”, tha policia.
“Policia është kundërpërgjigjur duke qëlluar në drejtim të automjetit, duke plagosur dy persona, më pas ka ndaluar automjetin dhe ka sekuestruar një pistoletë pa leje”, shtoi policia.
Sipas një deklarate të mëparshme, policia izraelite kishte arrestuar gjashtë banorë në qytet me dyshimin se kishin marrë pjesë në “trazira në qytet të enjten në mbrëmje”, pasi qyteti ishte dëshmitar i të shtënave dhe djegies së shtëpive dhe makinave, pas një “vrasjeje”.
Vitet e fundit, qytetarët arabë kanë vuajtur nga përhapja e armëve pa leje dhe vrasjet, që kanë marrë dhjetëra jetë në zonat e tyre të banuara. /aa