Plagosen dy persona në Prishtinë

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha, ka konfirmuar për RTK se më datë 09. 04.2017 rreth orës 03:30 ne rr. ”Fehmi Agani” ne Prishtinë ka pasur te shtëna me armë zjarri ku si pasojë e të shtënave lëndime kanë pësuar 2 persona.

“Të dyshuar në këtë rast janë 3(tre) persona te cilët dyshohet se janë larguar nga vendi i ngjarjes me nje veture BMë me ngjyrë të zezë dhe gjatë largimit me veturën e lartëcekur në lëvizje kanë bërë dëmtime edhe të tri veturave të tjera. Njëri nga viktimat ka marrë lëndime nga arma e zjarrit në kraheror dhe në dorë i cili është dërguar në QKUK dhe është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa viktima tjetër ka marrë gërvishje të cilat dyshohet të jenë poashtu nga arma e zjarrit”, tha Hoxha.
Ai ka thënë se në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja. “Në lidhje me rastin janë njoftuar njësitë hetuesise rajonale dhe të teknikes kriminalistike të cilët kanë bërë ekzanimimin e vendit të ngjarjes si dhe hetime intensive janë në proces nga njësitet kompetente policore”, tha zëdhënësi Hoxha.

“Lidhur me rastin si rezultat i angazhimeve hetimore dhe operacionale të Policisë së Kosovës është arritë që vetura e perdorur në rast të identifikohet dhe e njejta është gjetur dhe konfiskuar ne Gjakovë”, tha Hoxha.
Lidhur me rastin, ai tha se është njoftuar prokurori dhe në konsultim me të rasti inicohet si vrasje në tentative dhe dëmtim prone.