Raporti i përgatitur nga organizata e shoqërisë civile “Save the Children” duke biseduar me më shumë se 450 fëmijë në Siri, ka vërtetuar se lufta e cila vazhdon prej 6 vitesh në vend ka shkaktuar një sërë negativitetesh tek fëmijët si dëmtimin e tyre, tentativa për vetëvrasje, sëmundje të zemrës, diabet, përdorimin e dogës dhe depresion, raporton Anadolu Agency (AA.
“Save the Children”, në raportin e saj të përgatitur nga takimi me më shumë se 450 fëmijë ka tërhequr vëmendjen se lufta që vazhdon prej mase 6 vitesh në Siri ka shkaktuar tek fëmijët “plagë të padukshme psikologjike”.
Në raportin ku bëhet e ditur se fëmijët që janë përballur me bombardimet, sulmet ajrore dhe dhunën jetojnë vazhdimisht nën frikë, thuhet se në rast se nuk mjekohet kjo situatë e quajtur “stres toksik”, ajo do të shkaktojë tek fëmijët efektet afatgjate të problemeve fizike dhe mendore.
“Lufta e cila vazhdon prej 6 muajsh në Siri ka rritur dëmtimin në mesin e fëmijëve si tentativa për vetëvrasje, sëmundje të zemrës, diabet, përdorimin e dogës dhe depresionin”, thuhet në raportin ku vihet në dukje se tek fëmijët janë vërejtur probleme si urinimi i vazhdueshëm në krevat si pasojë e presionit psikologjik, pengesë në të folur apo humbjen totalisht të aftësisë për të folur.
Ndër të tjera në raport theksohet se 51 përqind e fëmijëve të kontaktuar i janë drejtuar drogës për të mundur stresin, ndërsa fëmijët 12 vjeçarë kanë dëmtuar veten e tyre apo kanë tentuar të vetëvriten.
“3 milionë fëmijë nuk kanë parë asgjë përveç luftës”
Presidentja e organizatës Carolyn Miles, në një konferencë për media në lidhje me raportin tha se “3 milionë fëmijë që kanë lindur që nga fillimi i luftës e deri më tani në Siri nuk kanë parë asgjë tjetër përveç luftës”.
Pasi ka shpjeguar se fëmijët frikësohen të luajnë jashtë apo të shkojnë në shkollë, Miles ka bërë thirrje që t’i jepet fund kësaj tragjedie që vazhdon në Siri.
“Nëse plagosem në spital mund të ha gjërat që dëshiroj”
Drejtoresha e shoqatës për Sirinë, Sonia Khush ka ndarë informacionin se dy të tretat e fëmijëve të cilët kanë biseduar kanë humbur njërin prej familjarëve si nënën, babain apo një prej vëllezërve.
Khush ka bërë të ditur se disa nga fëmijët dëshirojnë të vdesin për t’u takuar me të dashurit e tyre në parajsë, duke theksuar më tej se “Fëmijët që ndodhen në rajonet nën rrethim dëshirojnë të qëllohen nga snaiperët, sepse nëse palgosen do të dërgohen në spital dhe do të mund të hanë gjërat që dëshirojnë”.