PKK sulmon autokolonën e liderit të partisë opozitare turke CHP

Ndaj sulmit pati kundërpërgjigje të menjëhershme nga personeli që gjendej brenda automjetit të xhandarmërisë me detyrë garantimin e sigurisë së autokolonës.

Ministri i Punëve të Brendshme, Efkan Ala, në deklaratën që bëri lidhur me ngjarjen tha se sulmi në fjalë është kryer nga elementë terroristë të PKK-së. Si pasojë e zjarrit të hapur nga terroristët kundër makinës së xhandarmërisë janë plagosur 3 ushtarë, njëri në gjendje të rëndë.

Mësohet se lideri i CHP-së, Kemal Këllëçdarollu është transferuar në një vend të sigurt nga forcat e rendit.

Ndërkaq liderin e Partisë Republikane Popullore (CHP), Kemal Këllëçdarollu e ka marrë në telefon pas ngjarjes edhe Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan).

Kurse Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldıırm) u telefoni Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Prefektit të Artivinit për t’u informuar mbi itinerarin e planifikuar të autokolonës së liderit të CHP-së, Këllëçdarollu.