Organizata Human Rights Watch (HRW) pretendon se SHBA-të anëtarët e organizatës terroriste DEASH të kapur në Siri, në mënyrë ilegale i ka transferuar në Irak për t’i mbajtur në paraburgim dhe për t’i gjykuar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në raportin e publikuar nga HRW pretendohet se luftëtarët të huaj të DEASH-it të kapur nga pjesëtarët e organizatës terroriste YPG/PKK në veri të Sirisë, SHBA i ka transferuar në Irak për t’i gjykuar sipas Ligjit kundër terrorizmit 2005.
Sipas raportit të përgatitur me informacione të marra nga vëzhgues të pavarur të gjykatave dhe burime tjera, të paktën 4 të dyshuar, shtetas të Australisë, Francës dhe Libanit janë dërguar në Irak ku janë torturuar dhe gjykuar në gjykatat irakiane.
Më tutje thuhet se transferimi i një personi në paraburgim nga një vend në tjetër ku ekziston rreziku për torturim ose keqtrajtim është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.
Drejtori i HRW-së për Luftë kundër terrorizmit, Nadim Houry, tha se është shumë i rëndësishëm gjykimi i të dyshuarve të DEASH-it por nuk mund të arrihet drejtësia duke keqtrajtuar personat që mbahen në paraburgim.
Ndërkohë HRW i ka dërguar qeverisë së SHBA-ve letër më 10 shtator që të sqarojë politikën e saj të transferimit, ndërsa ende nuk ka marrë përgjigje.