Ballina Lajmet Kosovë Pjesëmarrja në zgjedhje deri në orën 15:00, 29.69 për qind

Pjesëmarrja në zgjedhje deri në orën 15:00, 29.69 për qind

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti konferencën e radhës lidhur Raundin e Dytë të Zgjedhjeve të Jashtëzakonshme për Kryetar Komune në Drenas (Gllogoc).

Në këtë konferencë, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka bëri të ditur se pjesëmarrja në votime e qytetarëve me të drejtë vote deri në orën 15:00 është: 15 mijë e 610 votues apo 29.69% nga 52 mijë e 569 votues sa përmban Lista Përfundimtare e Votuesve.

Deri në të njëjtën kohë në Raundin e Parë (04 dhjetor) patën votuar 14 mijë e 193 votues apo 27% e qytetarëve me të drejtë vote.

Gjithashtu, kryetarja Daka njoftoi se duke u mbështetur në informacione nga Qendrat e Votimi procesi zgjedhor është duke vijuar normalisht.

Exit mobile version